Parku në Gostivar i ngulfatur nga veturat për fëmijë, ankohen banorët

Sot në portalin Pa Censurë disa banorë të Gostivarit kanë denoncuar se në parkun e këtij qyteti, një person pa marrë leje nga komuna apo institucioni përkatës i ka nxjerrë veturat për fëmijë duke i dhënë me qira për të bërë biznes.

Banorët shprehen se nuk i’a duan askujt të keqen, e aspak këtij personi që t’ia mbyllin biznesin, por ai duhet të gjejë vend adekuat ku nuk do të ju pengojë qytetarëve.

“Parqet shërbejnë si vend për relaks, për qetësim dhe këtë gjë nuk mund ta kesh në parkun e Gostivarit” shprehet një banorë i indinjuar.

Siç shihet edhe në foto këtë vetura u pengojnë shumë banorëve edhe gjatë lëvizjeve. Ata do të kërkojnë nga komuna që ky problem të ketë zgjidhje.

Të gjithë duam liri, mirëpo pa i penguar askujt./PaCensurë