Parku Kombëtar Mali Sharr: Banorët e Sellcës të dalin ti mbrojnë pronat e tyre

Për shkak të përkeqësimit të situatës me zjarret në Sellcë të Tetovës “Parku Kombëtar Mali sharr” ka dalë me njoftim në facebook ku thuhet: Zjarri mbi fshatin Sellcë nuk është i lokalizuar, përkundrazi, ai është përhapur. Katër ditë shuarje nga shërbimi i rojes të IPPK Mali Sharr fatkeqësisht nuk dhanë fryte, ndonëse sot morëm mbështetje edhe nga Forcat Ajrore të MPB-së që hodhën 7 fuçi me ujë, ndërkaq në terren ka dalë edhe njësia e zjarrëfikësve nga Tetova, kjo është situata me zjarrin në orën 18:00.

Për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, presim që situata do të përkeqësohet edhe më tej. U bëjmë thirrje banorëve të fshatit Sellcë që të dalin dhe të mbrojnë pronat e tyre. Ju rikujtojmë edhe një herë se ndezja e zjarrit është sjellje e papërgjegjshme dhe pa përjashtim rezulton në fatkeqësi.
Vazhdojnë përpjekjet për lokalizimin e zjarrit.