Parisi nderon mësuesin e v*rarë, tro*nditje dhe revoltë pas e*kzekutimit

Franca u përfshi nga tubime në mbarë vendin me thirrjet pro lirisë së shprehjes dhe lai*cizmit, ndërkohë që qeveria diskutonte të dielën forcimin e masave kundër ekst*remizmit islamik pas su*lmit ma*kabër që la të vr*arë një mësues të premten.

Duke respektuar udhëzimet për maska, mijëra vetë u mblodhën në sheshin “Place de la Republique” në Paris të revoltuar nga ekz*ekutimi me p*rerje koke i mësuesit të historisë Samuel Paty.
Disa mbanin flamuj francezë ndërkohë që ata që e morën fjalën kujtuan vi*ktimën e fundit të terr*orizmit në Francë.
Tron*ditja dhe revoltimi që përfshiu vendin i ngjante në shumë mënyra dhi*mbjes që përfshiu Francën gjashtë vjet më parë kur miliona protestues me lapsa në duar dolën për të mbrojtur lirinë e shprehjes pas su*lmeve ter*roriste në redaksinë e revistës satirike Charlie Hebdo.
“Liria e shprehjes është një ndër vlerat thelbësore të identitetit tonë,” tha Kryeministri Jean Castex për gazetën e përjavshme Le Journal du Dimanche.

Ndërkaq ata që e morën fjalën në tubimet e së dielës paralajmëruan se nuk duhet t’i përgjigjen u*rrejtjes me urr*ejtje.
Duke iu referuar slloganit “Unë jam Charlie” që u dëgjua fillimisht pas su*lmeve të janarit 2015 tek revista Charlie Hebdo Castex tha “Jam më tepër se kurrë Charlie”.
Por megjithë thirrjet për unitet kombëtar pas su*lmit të dytë terr*orist brenda një muaji francezët kanë mendime të ndryshme kur flitet për përgjigjen ndaj radik*alizmit islamik.