Paris: Sot mbahet ceremonia e ndarjes së Topit të Artë

Sonte në një ceremony që do të mbahet në “Theatre du Châtelet” në Paris, do të mësohet fituesi i Topit të Artë për edicionin 2021-2022. Si çdo sezon edhe për atë që lamë pas është koha të kuptojmë lojtarin më të mirë. Ceremonia e dhënies së këtij çmimi është parashikuar të nisë në orën 20:00 me orën lokale në Paris dhe natyrisht që ky edicion ka ngjallur mjaft kureshtje.

Kjo pasi fituesi i edicionit të kaluar dhe rekordmeni i trofeve, Lionel Messi (7) ka mbetur jashtë listës së 30 kandidatëve potencialë për të fituar. Ndërkaq, kandidati kryesor për të fituar “Topin e Artë” për sezonin 2021-2022 është sulmuesi i Realit të Madridit, Karim Benzema. Me ndryshimin edhe të rregullave të votimit, suksesi për francezin bëhet gjithnjë e më i afërt.

Në 46 takime sa ka zhvilluar gjithsej sezonin 2021-22, Benzema ka shënuar 44 gola dhe 15 asistime në të gjitha gara. Gjithçka nisi me Superkupën e Spanjës në janar për të vijuar me titullin në La Liga dhe e kurorëzuar me qershinë mbi tortë, Ligën e Kampioneve. Prej ditësh ka qarkulluar një listë me fituesin, ku Benzema është ia padiskutueshëm.

Në listën e pretendentëve janë 6 lojtarë të Realit, 6 të Liverpulit dhe 6 të Mançester Sitit. Ndërkohë, vetë UEFA e ka përgëzuar francezin para kohe, duke e cilësuar si fitues të këtij trofe./KlanMacedonia/