Parim Olluri godet rëndë: Nasim Haradinaj e Gucati u treguan sharlatanë dhe qesharakë


Gazetari Parim Olluri ka thënë se liderët e OVL-UÇK’së që publikuan dosjet e Speciales janë qesharak dhe sharlatanë.
Duke folur në emisionin Pressing në T7 ai ka thënë se Specialja po të mos reagonte në rrjedhjen e dosjeve, do të tregohej joserioze.

“Nuk ka pasur deklaratë të rastësishme që me u trajtu si diçka që është vënë në lajthitje. Ka qenë mision i OVL që të frikësojë dëshmitarët. Nëse mbahen tre deklarate për shtyp bazuar në një material që edhe ata vet e thonë se nuk dihet vërtetësia e tyre. Me bo video qesharake dhe funny për përdorim të Facebookut me thënë se “Erdhi Rrufeja përsëri dhe solli dosjet dhe vinin në konferenca menjëherë pas një ore duke thënë se “Rrufeja i solli dosjet”. Kishte titra nëpër medie serioze. Këta dy persona nuk besoj se mund të bënin diskreditimin e Speciales. Dorëzoheshin dosje me mbi 4 mijë faqe dhe menjëherë pas një ore dilnin në konferencë për medie duke treguar se çfarë kishin ato dosje. Në kushte normale duhet që me javë të analizohet çfarë po ndodhte aty”, ka thënë ai.

“Veprimi i prokurorit ishte shumë serioz dhe do të ishte joserioze nëse nuk do të bënin këto arrestime. Për mu është e çuditshme se ngucati dhe Haradinaj, që ne i njohim si sharlatanë, kanë besuar se mund ta diskreditojnë Gjykatën Speciale. Ajo nuk mund të diskreditohet nga veprime të sharlatanëve. Kjo organizatë ka bërë veprime sikur fryrja e listave të veteranëve. Ndërsa tani e pamë se ai ushtruesi i detyrës që e mori udhheqësinë beri deklarata sikur do ta luftojmë EULEX’in. Këta sharlatanë nuk mund ta luftojnë EULEX’in dhe Specialen. I njohim cfarë sharlatanëve dhe persona qesharakë janë këta”, shtoi ai.