Juristi Kreshnik Spahiu thotë se ka informacione që pastrueses Rozeta Dobi i janë gjetur mbi 1 mln euro të vjedhura.
Spahiu u shpreh në “Euronews Albania” se janë zbuluar llogari bankare që i përkasin Dobit dhe në shumën e grabitur po llogariten edhe shpenzimet e kryera nga familja dhe makinat e blera që e çojnë shumën e grabitur në shifrën marramendëse.
“Informacionet e fundit janë që pastrueses po i gjenden mbi 1 mln euro të vjedhura. Aty përfshihen disa llogari bankare dhe llogariten edhe para të e shpenzuara nga familja, sendet e blera si makina dhe llogaritet që shuma e vjedhur të shkojë në mbi 1 mln euro”, tha Spahiu.
Mësohet se pastrueses i janë zbuluar disa llogari bankare me shuma të mëdha parash të depozituara në to, që pritet të bëhen publike së shpejti.