Parashikimi i Valon Sylës: Kaq përqind mund të arrijë Kurti

Gazetari kosovar, Valon Syla, i cili është edhe panelist i rregullt në emisionin Pressing të T7, thotë se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të mund të arrijë në asnjë mënyrë mbi 50% të votave.

Syla ka thënë se Kurti mund të shkojë deri në 40.5 %, e që i bie 110 mijë vota më shumë se sa që kishte në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Për elektoratin kosovar. Referendum eshtë mbi 50%. Albin Kurti s’mund i merr mbi 330.000 vota që i bjen 39.5%, apo max 40.5%… 221.000 i kishte në zgjedhjet e fundit”, ka shkruar Syla.

Postimi i tij i plotë:
https://www.facebook.com/valon.a.syla.9/posts/1666832306822814