Parashikimi i motit për javën e ardhshme: Reshje dhe temperatura deri në -9


Javës së ardhshme moti do të shoqërohet me intervale reshjesh shiu në shumë zona të vendit.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, temperaturat në mes të javës do të shkojnë deri në minus 9 gradë në zona të tilla si Tropoja. SHMU thotë se moti do të jetë tipik për periudhën.

Parashikimi:
E përmbledhur në një fjali, java që presim përpara pritet të jetë një javë “normale” ose “tipike” e kësaj periudhe me ditë me mot me diell si dhe ditë me mot të vranët dhe reshje shiu.
Java nis me ditën e Hënë (nesër) ndërsa moti parashikohet kryesisht i vranët si dhe intervale me diell. Reshje shiu në formë pikash të herëpashershme dhe në orët e mbrëmjes në zonën e veriut reshjet në formën e shtrëngatave. I njejti mot vijon edhe ditën e Martë por reshjet e shiut janë të përqëndruara në zonën e veriut të herëpashershme përgjatë gjithë ditës me intensitet mesatar ndërsa në qendër dhe jug në formë pikash në orët e mbrëmjes.

Ditën e Mërkurë moti parashikohet me vranësira të dendura dhe reshje shiu të herëpashershme e lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe mesatar në të gjithë territorin. Në zonën e veriut për një periudhë afatshkurtër reshjet me intensitet deri të latrtë.
Java mbyllet me ditën e Enjte dhe të Premte dy ditë të cilat parashikohe me mot të kthjellët. Për tu theksuar është se në relievet malore të veriut në lartësitë mbi 300-500metër priten dhe reshje të dendura dëbore ditët me reshje.