Parashikimi i Kurtit: Do t’i marrim 2/3 e votave

Kryetari i VV’së, Albin Kurti në mbledhjen e 42-të të Këshillit të Përgjithshëm të partisë ka parashikuar rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme duke thënë se Lëvizja Vetëvendosje do t’i marr 2/3 e votave.

“Saherë të mundohen ta ndalin Lëvizjen me hile ajo do të rritet. Le të shërbejë kjo si mësim, me intriga me shërbime sekrete nuk ka përparim në politikë, nuk I ha populli mashtrimet, ky emancipim i popullit do të bëjë që Lëvizja Vetëvendosje t’i marr 2/3 e votave”, tha Kurti.

Ai tha se LDK hyri në koalicion për ta penguar Vetëvendosjen në qeverisje.
“LDK’së ju dukej se kishim fituar me pak diferencë dhe nisën të na vinin pengesë pas pengese, kërkesë pas kërkese”, tha kreu i VV’së.

Ai përmendi edhe pozitën e kryeparlamentarit të cilën e kishte lëshuar Glauk Konjufca për kandidatin e LDK’së.
Sipas Kurtit edhe pse VV’ja e lëshoi postin e kryeparlamentarit në këtë pozitë erdhi dikush që nuk ishte servile.

“Këmbngulja e LDK’së për të marrë pozitën e Kryekuvendarit lidhej me presidentin, e jo me kryetarin Kuvendit. Ajo që e zëvendësoi Konjufcën nuk ishte servile e kam fjalën për Vjosa Osmanin dhe vendosi që të mbajë fjalën ndaj qytetarëve që votuan më 2019”, tha Kurti ndër të tjera.