Njeriu me i pasur në planet, Bill Gates po vlerëson se gjysma e bizneseve të udhëtimit do të zhduken në përiudhën pas pandemisë së koronavirusit, shkruan Syri.net Kosova.
Sipas themeluesit të Microsoft, Bill Gates, pandemia e koronavirusit do të ndryshojë thelbësisht mënyrën se si njerëzit kryejnë biznes, edhe pasi të ketë mbaruar ajo.
“Parashikimi im do të ishte që mbi 50% e udhëtimeve të biznesit dhe mbi 30% e ditëve në zyrë do të zhduken.”
Pandemia ka shkatërruar kërkesën për udhëtime ajrore, veçanërisht për udhëtime fitimprurëse biznesi.
Duke ecur përpara, Gates parashikoi që do të ketë një “prag shumë të lartë” për kryerjen e udhëtimeve të biznesit tani që puna nga shtëpia është më e realizueshme.