Parashikimi i astrologes për Për’puthen: Mikela dhe Erjoni dalin çift nga programi

Një astrologe ishte e ftuar në puntatën e sotme të Për’puthen.
Ajo bëri parashikime për dy prej çifteve të mundshme në program dhe u ndal më gjatë tek Mikela dhe Erjoni. Ata i sheh si cift afatgjatë ndërsa Alesian dhe Albin i sheh bashkë vetëm nëse nuk do të lejojnë ndërhyrjen e një të treti.

Astrologia: Mezi futesh te shpirti i Mikelës, por po u fute nuk del më. Ka pjesën e përsosmërisë dhe arrogancës për të zgjidhur një problem të vetin por është shumë e duruar, ndërsa për Erjonin, ke një karakter shumë inteligjent, në jetë e ke zgjidhjen në duart e tua, ke aftësi sipërmarrje dhe nuk do lodhesh për asgjë në jetë. Gjysmën e dytë të jetës e keni shumë të lumtur dhe ju shoh çift në të ardhmen. Për mua do jenë çift se e shohin jetën bashkëjetesë dhe bashkëpunim. Mikela ka cilësi shumë të mira, nuk ta lë jetën bosh, por në vitet e para do të kenë problem çështje karakteri derisa të mësojnë tipin e njëri-tjetrit. Sa të kalojnë 4-5 vite.

Për Alesian dhe Albin mund t’i shikoj çift por mund të kenë ndërhyrje nga një i tretë.