Parashikimet e Universiteti në Uashington: Mbi 1.800 vik*tima nga Covid-19 në Maqedoni

Në 24 orët e fundit është shënuar numri më i lartë i rasteve të reja me Covid-19 që nga fillimi i pan*demisë. 8 vik*tima dhe 241 raste të reja. Vi*ktimat janë të moshës nga 59-76 vjeçare. MË shumë raste të reja ka në Shkup, respektivisht 73 në Shtip 60 Tetovë 32 Gostivar 14 Kumanovë 10. Nga ana tjetër janë shëruar 51 pacientë, shumica nga Shkupi. Ndërkaq sa u përket rasteve aktive, në mbarë vendin aktualisht ka 3885 persona të së*murë. Edhe numri i rasteve aktive më i lartë është në Shkup edhe atë 1868. Kumanova, Shtipi Tetova Dibra Gostivari Sveti Nikolla janë gjithashtu qytetet që për momentin kanë më shumë raste aktive. Në 24 orët e fundit janë bërë 1700 testime ndërsa asnjë test nuk është bërë në kuadër të skriningut.

Me shifrat e sotme numri i përgjithshëm i të prekurve nga Covid-19 që nga fillimi i pan*demisë mbërriti në 9026. Prej tyre 4727 janë shëruar, ndërkaq 414 kanë vde*kur. Ndërkaq sipas një studimi amerikan, respektivisht të Univeristetit Uashington në Sietëll, numri i vik*timave në vend sipas skenarit më të keq deri në nëntor mund të mbërrijë në 1800. Kjo sipas tyre mund të ndodh nëse vijon lehtësimi i masave. Por skenari më i mirë nëse mbeten në fuqi masat sikurse mbajtja e maksave dhe distanca sociale numri i vik*timave deri nëntor do të ishte 752.