Parashikim javor i motit

Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm në disa vende me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima.

Proceset lokale do të jenë më intensive në formë stuhie me reshje të dendura shiu, shkarkime të forta elektrike, erëra të forta dhe kushte për breshër të izoluar. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 15 deri në 22 gradë Celsius, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë nga 29 deri në 36 gradë Celsius. UV=7

Në Shkup, moti do të jetë i ngjashëm. Temperatura minimale do të zbresë deri në 19 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 33 gradë Celsius.

Ditën e premte do të ketë stabilizim të përkohshëm të motit, ndërsa në ditët e fundjavës pasdite do të ketë paraqitje të izoluar me vranësira të paqëndrueshme të përcjella me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima. Nga e diela do të fryjë erë e fortë veriore dhe do të ketë rënie të temperaturave,