Paraqitet varianti i ri i koronavirusit edhe në Kosovë


Pak ditë pasi ka nisur vaksinimi kundër koronavirusit Sars-CoV-2, një variant i ri i tij, edhe më përhapës, është konfirmuar për herë të parë në Britaninë e Madhe. Ky variant tani ka mbërritur edhe në Kosovë.

Tre raste të variantit të ri me COVID-19 janë shënuar në Kosovë, këtë e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Zemaj tha se ditëve të kaluar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka dërguar 30 mostra në institutin gjerman me qëllim të hulumtimit rreth variantit të ri COVID-19. “Nga interesimi jonë rezultatet e kryera kanë treguar se 3 mostra kanë rezultuar në testimin me variantin e ri”, tregoi Zemaj.