Paraqitet si largues i xhindeve, gazetarja e bën horë imamin nga Maqedonia

Gazetarja nga Shqipëria e ka bërë horë imamin nga Shkupi, Jusuf Demiri i cili po pretendonte se heq magjinë e zezë, xhindet.

Siç shpjegon gazetarja për t’ua larguar xhindet imami nga Maqedonia bën një përzierje mes mjekësisë e teologjisë.

Rukje – është emri të cilin 29 vjeçari si imami ia ka vendosur edhe faqes së tij në Instagram e ku njofton mbi veprimtarinë e tij.

Personat që i drejtohen këtij pseudohoxhe janë të shumtë, shpjegon gazetarja

100 euro për një seancë, rrugës, gjatë trajtimit çmimi ndryshon…

Si rrjedhojë, gazetarja tregon se si vet u takuar me hoxhën duke u paraqitur si një qytetare me probleme e që ka nevojë kinse për hoxhën.

“100 euro të kushton rukja, a më kupton”, dëgjohet ai duke i thënë gazetares.

Takimi mes tyre bëhet në Prishtinë.

Gjithçka zhvillohet brenda një banese.

Me të kuptuar se prapa nuk qëndron një qytetare me halle por një gazetare, hoxha reagon duke u larguar ndërkohë që pyetet nga gazetarja se a është mëkat t’i marrësh para dikujt, duke përfituar nga halli i/e tij.

Ai dëgjohet duke i thënë “ka ditë gjykimi për këtë”,

VIDEO