Paraqitet në polici personi i cili me veturë kishte goditur për vdekje biçiklistin 67-vjeçar

MPB ka njoftuar se me datë 23.07.2024 në ora 13:25, në Stacionin Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor Tetovë është paraqitur vetë personi A.K. (30) nga Poroji i Tetovës, i cili ka qenë me automjetin e tij “BMW X5” me shenja kombëtare zvicerane, me të cilën ka marrë pjesë në një aksident trafiku me biçikletë, për të cilin është raportuar në SPB Tetovë më datë 22.07.2024, dhe pas aksidentit çiklisti iu ka nënshtruar plagëve të marra në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.  Automjeti është mbajtur për ekzaminim teknik të jashtëzakonshëm dhe ekspertizë kriminalistiko-teknike.  Është njoftuar prokurori publik dhe do të vijojë parashtresa përkatëse.