Parandalohet futja ilegale e disa makina të lojrave të fatit në vend

Drejtoria Doganore ka njoftuar se është parandaluar kontrabandimi i disa makinave për lojra të fatit shkruan Pa Censurë

“Nëntë makina për lojëra të fatit si dhe 405 pjesë për mirëmbajtje janë sekuestruar pasi një importues ka tentuar t’i kontrabandojë në mesin e mallrave të deklaruara për import në doganën doganore Gjevgjeli.
Pajisjet së bashku me pjesët e mirëmbajtjes janë zbuluar gjatë një kontrolli të detajuar i cili është kryer nga Ekipi Mobile i Departamentit të Kontrollit dhe Hetimeve.
Ndaj firmës importuese të pajisjeve për kazino dhe automate janë ngritur kallëzime përkatëse për shkelje të rregullave doganore.
Drejtoria doganore në kuadër të kompetencave të saj në vazhdimësi ndërmerr aktivitete për parandalimin e kontrabandës dhe ekonomisë gri”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Doganave.Pa Censurë