Zgjoheni në mes të natës, përpiqeni të lëvizni, por trupi juaj nuk jep sinjal.Ju mendoni se është një ëndërr, por jeni plotësisht të vetëdijshëm. Ju përpiqeni të thërrisni për ndihmë por nuk mund të bëni zë. Kështu ju qëndroni i shtrirë në shtrat sikur një i huaj është pjesë e trupit tënd.
Kjo në psikologji njihet si ‘Paraliza e gjumit
’Përkundër faktit që shumë njerëz nuk kanë dëgjuar kurrë për të afër 7.6% e njerëzve kanë vuajtur nga kjo gjendje së paku një herë në jetë dhe ne mund të mos jemi në gjenjde ta kujtojmë më vonë. Paraliza e gjumit është një gjendje në të cilën personi është i vetëdijshëm por nuk mundet të lëvizë ose flas. Zakonisht ndodhë gjatë një ose dy tranzicioneve: Kur është duke ju zënë gjumi ose kur jeni duke u zgjuar. Një person përjeton ndjenjë të paralizës dhe peshës së rëndë sikur diçka ose dikush është ulur sipër tyre.Zakonisht ky përjetim përcillet edhe me halucinacione që mund ta bëjnë situatën më të frikshme.
Humbja e kontrollit mbi trupin tuaj.
Pa marrë parasysh sa përpiqeni, nëse përjetoni paralizë të gjumit, nuk mund të bëni asgjë për ta zgjuar trupin tuaj. Disa njerëz janë në gjendje të lëvizin gishtërinjtë ose shputat e këmbëve, që bëhet shkak i zgjimit.Paraliza e gjumit mund të zgjasë nga pak sekonda në disa minuta.
Ju përjetoni makthe dhe halucinacione
Simptomat kryesore të paralizës së gjumit përfshijnë makthe dhe halucinacione. Sidoqoftë këto dallojnë shumë nga ëndërrat që mund t’i keni kur jeni në gjumë.Në fakt, këto “halucinacione” zënë vend kur mendja është e vetëdijshme dhe ju ndiheni sikur jeni zgjuar. Gjatë kohës sa jeni në këtë përjetim, shumë njerëz janë të prirur të shohin hije ose figura madje edhe të dëgjojnë zëra. Gjatë kësaj faze, shumë njerëz përjetojnë ankth të shtuar në përpjekje për të lëvizur ose lëshuar zë.
Faktorët që shkaktojnë paralizën e gjumit
Kur ne flemë, trupi ynë futet dhe del nga faza e gjumit REM (lëvizja e shpejtë e syve) truri ynë i tregon trupit që të relaksojë muskujt dhe ne hyjmë në një gjendje të quajtur ‘atonia’.Kjo gjendje është e nevojshme për të rregulluar lëvizjet tona të trupit në mënyrë që ne të mos ecim kur jemi në ëndërra. Kurse, paraliza e gjumit ndodhë kur trupi ynë ka problem gjatë këtij tranzicioni. Ne jemi zgjuar, por muskujt tanë dështojnë të dalin nga ‘atonia’.Ekzistojnë disa sqarime për halucinacionet në këtë fazë.
Një prej tyre është se; pjesa e trurit që është përgjegjëse për frikë dhe emocione është shumë aktive në fazën REM, funksionon edhe pse asgjë përreth nesh nuk paraqet rrezik. Kështu, truri ynë i krijon këto imazhe të hijeve dhe zërave. Paraliza e gjumit mund t’i ndodhë secilit person, pa marrë parasysh moshës, gjinisë, apo gjendjes shëndetësore që mund të ketë. Por, disa nga arsyet pse vijmë deri te kjo gjendje janë: Mungesa e gjumit; këtu përfshihet orar jo i rregulluar i gjumit që mund të shkaktojë çrregullime si insomnia dhe narkolepsia.
Të fjeturit në shpinë
Për çudi, të fjeturit në shpinë konsiderohet si një nga shkaktarët e përgjithshëm të paralizës së gjumit, kjo për shkak se rritet presioni në mushkëri dhe rrugë të frymëmarrjes.Faktor tjetër është edhe gjendja mendore, ky shkak është në eksplorim, por sipas statistikave, njerëzit që kanë përjetuar trauma, PTSD dhe lloje të ndryshme të anktheve janë më të prekur nga paraliza e gjumit.Nuk ka dyshim që kjo gjendje është e trishtueshme, por nuk konsiderohet si rrezik për shëndetin tuaj pasi nuk paraqet problem për gjendjen fizike dhe sado që është ndjenjë e frikshme, deri tani nuk ka ndonjë trajtim të veçantë për të.Në mungesë të ndonjë trajtimi, mjekët zakonisht rekomandojnë shprehi të shëndetshme dhe gjumë të rregullt . BBC