Paralelja shqip në Idrizovë: Prindërit e nxënësve maqedonas kërcënojnë me vendosje të tendave para MASH

DO TË BLLOKOJMË AUTOSTRADËN DHE RRUGËN RAJONALE”

Paralelja shqipe në fshatin Njegosh të Idrizovës asesi të bëhet realitet. Përmes një letre drejtuar ministrit Jeton Shaqiri, prindërit e nxënësve maqedonas kërcënojnë se nëse kjo bëhet realitet do të vendosin tenda para MASH. Ministri Shaiqri thotë se me hapjen e paraleles shqipe në këtë shkollë, nuk cenohet asnjë e drejtë kushtetuese.

Prindërit е nxënësve të cilët mësojnë në paralelet maqedonase në Gazi Babë do të vendosin tenda para MASH, në qoftë se ministri i Arsimit Jeton Shaqiri merr ingerencat e kryetarit të komunës me qëllim hapjen e paraleles prej klasës së gjashtë deri të nëntën. Ata poashtu në letrën dërguar ministrit paralajmërojnë bllokimin e autostradës dhe rrugës rajonale.

“Zoti Jeton Shaqiri, për interesa partiake mos e futni tërë Gazi Babën në bojkot. Mos luani me ndjenjat tona, kur bëhet fjalë për fëmijët tanë. Ju luajtët me ne si prindër, keqpërdorët besimin tonë fotografoheni me njerëzit që nxisin tensione” – thuhet në letrën e prindërve të nxënësve me mësim në gjuhën maqedonase.

Ndërsa ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri thotë se kryetari i komunës së Gazi Babës duhet të iu shpjegojë prindërve se nuk cenohet e drejta kushtetuese e tyre, nëse i mundësohet një etnie tjetër mësimi në gjuhën amtare, që është e garantuar me Kushtetutë.

“Për këtë të drejtë kushtetuese që kërkohet, që fëmijët të mësojnë në gjuhën e tyre amtare, nuk cenote asnjë e drejtë e gjithë secilit tjetër” – tha Jeton Shaqiri.

Sipas kushtetutës çdo nxënës ka të drejtë të mësojnë në gjuhën e tij amtare, institucionet përkatëse duhet t’u sigurojnë ndjekjen e mësimit pa pengësë. Ndërkojë nxënësit të cilët kanë kryer klasën e katërt ka më shumë se një muaj që janë jasht procesit arsimor vetëm përshkak se nuk ka paralele prej klasës së gjashtë deri të nëntën. /KlanMacedonia/