Paralajmëron infektologu kosovar: Nëse rritet numri i infektimeve dhe njerëzve që nuk vaksinohen, mbyllja duhet të jetë opsion

Members of the University Clinical Center of Kosovo in protective gear walk past a sign reading "Ambulance For Coronavirus" at the University Clinical Center of Kosovo in Pristina on March 14, 2020. - Kosovo reported its first coronavirus (COVID-19) case on March 13, 2020, in a 22-year-old Italian woman and a 77-year-old Kosovar man, both recently returned from Italy. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Arben Vishaj, ka thënë se varianti Delta është mjaft i rre*zikshëm dhe ka mundësi që të përhapet në masë të madhe.
Vishaj shtoi se është e mundur edhe paraqitja e valëve të tjera të virusit në vjeshtë, duke shtuar se vaksinimi është e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur.

“Padyshim që varianti Delta është i rre*zikshëm sepse ka mundësi të madhe që të përhapet në masë. Mirëpo, vaksinimi i popullatës është i rëndësishëm, që një gjë e tillë të mos ndodh”, tha ai
“Besoj se me vaksinimin masiv valët që pritet të vijnë do të jenë të një intensiteti më të pranueshëm dhe më lehtë të menaxhueshme. Është e mundur paraqitja e valëve në vjeshtë, mirëpo nëse popullata vaksinohet, këto valë që pritet të vijnë nuk do të jenë të një intensiteti çfarë ishin më parë”, u shpreh Vishaj

Vishaj theksoi se nëse rritet numri i pacientëve të infektuar dhe personave që refuzojnë të vaksinohen, opsioni i vetëm është mbyllja e vendit.
“Nëse kemi një numër të madh të pacientëve të infektuar dhe njerëzve që nuk i binden vaksinimit, mbyllja e vendit duhet të jetë si opsion. Vaksinimi është mjeti i duhur dhe e vetmja mënyrë që neve na mbron nga ardhja e valëve tjera të ashpra, të cilat përshkruhen me numër të madh të pacientëve të sëmurë dhe me humbje të jetëve”, tha infektologu.

Sipas tij, efektet anësore janë shumë minimale në raport dobitë e vaksinave.
“Efektet anësore janë aq shumë minimale në raport me të mirën që e sjellin vaksinat. Është e vërtetë se një numër i pacientëve dita ditës po shkon duke u zvogëluar, të cilët kanë pasur hezitime të veta të vaksinimit. Kjo ka ndodhur edhe në vende të tjera, por me vetëdijesim të popullatës një gjë e tillë do të arrihet që popullata të vaksinohet sa më shumë që të jetë e mundur”.

Ai tha se vaksinat janë jashtëzakonisht të sigurta sepse njerëzit që vaksinohen në të ardhmen mund të infektohen, por nuk zhvillojnë formën e rëndë klinike.
“Unë po besoj që ka mirëkuptim sepse popullata e vendit tonë në situatat më të rënda gjithmonë ka bërë zgjidhjet më të mira të mundshme. Edhe në këtë rast qytetarët do ta bëjnë zgjidhjen e duhur për t’u vaksinuar sepse në këtë mënyrë mbrojmë veten dhe familjen.

Vaksinat janë jashtëzakonisht të sigurta sepse njerëzit që vaksinohen në të ardhmen mund të infektohen, por nuk zhvillojnë formën e rëndë klinike. Për momentin kemi medikamente të mjaftueshme në trajtimin e pacientëve tanë. Nëse na vije një fluks shumë i madh vështirësitë mund të na paraqiten dhe në mënyrë që të mos na paraqiten një fluks i tillë i njerëzve, neve na duhet ndihma e qytetarëve, që të vaksinohen”, pohoi ai.