Paralajmëroi shkelje të marrëveshjes, avokati shqiptar: Ja si do të hakmerret Trump ndaj Vuçiqit

Avokati shqiptar Spartak Ngjela, ka komentuar deklaratën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, se Serbia nuk do ta zhvendosë ambasadën nga Telavivi në Jerusalem, nëse Izraeli e njeh pavarësinë e Kosovës.
Ngjela ka thënë se nëse e bën këtë, Vuçiqin e pret hakmarrja e presidentit amerikan Donald Trump, në prani të të cilit u nënshkrua më 4 shtator marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Ngjelës, pritet që politika e Izraelit drejt Shqipërisë dhe Kosovës të ketë ngjitje dhe pas kësaj politike, do të ketë ngritje në nivel politik të çështjes Shqiptare në Ballkanin Perëndimor.
Gjithashtu, siç ka thënë avokati, në rrjedhën e kësaj logjike, si pasojë e aktit të Izraelit, do të ketë njohje të tjera të rëndësishme të Kosovës.
Avokati Ngjela ka theksuar se politika amerikane, po e mbështet botën shqiptare në një formë të re në Ballkanin Perëndimor.

Reagimi i tij i plotë në Facebook:

https://www.facebook.com/spartak.ngjela/posts/10216303887702402