Për fatin e keq të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët ende nuk janë të pajisur me patentë shoferi, çmimi për të kryer orët praktike dhe teorike pritet që të rritet për 5.200 denarë.
Çmimi i tanishëm të cilin e paguajnë kandidatët është afërsisht 19.300 den apo 16.300 den për kryerjen e orëve praktike dhe 3000 denar shtesë për orët teorike.
Me rritjen e fundit që pritet të realizohet, një kandidat i cili deri më tani ka paguar 19.300 den për procedurën e marrjes së patentës së shoferit, tash e tutje do të duhet të paguaj 24.500 denar.
Punonjësit e auto shkollave pranojnë se një vendim i tillë i institucioneve kompetente për të rritur çmimin e marrjes së patentës së shoferit do të rëndojë buxhetin e qytetarëve.
Bekim Sejfullahu, menaxher i një auto shkolle në Shkup thotë se për të por edhe për të gjithë kolegët e tij një vendim i tillë mund të ketë domino efekt ose të shkaktojë rrëmujë nga regjistrimi i kandidatëve të rinj gjatë kësaj periudhe me qëllim të kapjes së ofertave me çmimin aktual.
“Nëse bëjmë një llogaritje, del se për të marrë patentën e shoferit në Republikën e Maqedonisë së Veriut një kandidati i kushton më së paku 24.500 denar plus harxhimet shtesë.
Kjo shumë nënkupton se kandidati i regjistruar për marrjen e patentë shoferit nuk ka nevojë për orë shtesë dhe të gjitha testet teorike dhe praktike do t’i kalojë me herën e parë, e dihet se këtë gjë e arrijnë një numër tejet i vogël i kandidatëve”, shprehet Sejfullahu.
Sipas tij tashmë patenta e shoferit nuk është një luks, por është nevojë familjare.
Një nga kushtet themelore që duhet përmbushur një kandidat i ri për marrjen e patentës së shoferit është që ai të ketë mbushur 18 vjet dhe të posedoj letër njoftim valid dhe të jetë i aftë fizikisht dhe psiqikisht.
Shoferët e ri sipas rregullave të Këshillit republikan për siguri në komunikacion që posedojnë patentën e shoferit të kategorisë “B”, nuk guxojnë të drejtojnë veturë mes orës 20:00 deri në ora 05:00 e mëngjesit.
Ose, të njëjtit gjatë kësaj periudhe mund të vozisin veturë, vetëm nën shoqërimin e njërit prej prindërve, i cili po ashtu të ketë patentë shoferin, gjegjësisht ndaj tij mos të jetë i shqiptuar ndonjë sanksion për kundërvajtje, në këtë rast ndalesë për drejtim të automjetit