Paralajmërohet për borë, ngrica dhe temperatura të ulëta


Prej nesër, nën ndikimin e masës ajrore shumë të ftohtë nga gjerësitë gjeografike të pjesës veriore, moti do të jetë shumë i ftohtë, me erë mesatare nga drejtimi verior, që do të përforcohet përgjatë lumit Vardar, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Ditëve të fundjavës kemi mot të ftohtë, me vranësira, erë dhe reshje dëbore, më të bollshme në pjesët jugperëndimore. Shtresa e borës do të formohet kudo, ndërsa më tepër borë do të ketë në vendet malore. Pritet që në pjesët jugperëndimore dhe në vendet e ulëta, shtresa e borës të arrijë mbi 20 centimetra. Për shkak të temperaturave të ulëta do të ketë ngrica.

Temperaturat do të qëndrojnë dukshëm nën mesataren për këtë periudhë dhe do të jenë negative gjatë gjithë ditës. Temperaturat e mëngjesit do të ulen në -10, dhe në fillim të javës tjetër në disa vende do të arrijnë deri në -15 gradë Celsius.