Paralajmërohet hapja e një shoqate të re bullgare në Maqedoni

Pas dy shoqatave bullgare dhe klubeve “Mbreti Boris i tretë” dhe “Vanço Mihajllov”, të cilat u hapën në Maqedoni, në horizont është një përpjekje e tretë për regjistrimin e shoqatës “Mbreti Ferdinand” në Bogdanci. Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se i shpreh qartë qëndrimet e tij lidhur me shoqatat që formohen dhe mbajnë emrat e bashkëpunëtorëve të regjimit fashist.

Lidhur me hapjen e paralajmëruar të shoqatës, vlerësoi se emra të tillë në asnjë mënyrë nuk kontribuojnë në përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet vendeve fqinje, por edhe më shumë i lëndojnë ndjenjat e qytetarëve të Maqedonisë, veçanërisht të komunitetit hebre.

Regjistri qendror shqyrton dokumentacionin dhe për shkak të synimit të qytetarëve për të krijuar shoqata të tilla që prishin ndjenjat dhe marrëdhëniet me shtetin fqinj, u formua një organ në Qeveri, pra në Ministrinë e Drejtësisë, i cili duhet të vlerësojë nëse një emër i caktuar mund të përdoret apo jo. Kovaçevski thotë se legjislacioni i Maqedonisë është shumë liberal sa i përket formimit të shoqatave dhe për këtë arsye i sugjeroi ministrit të drejtësisë që të merret legjislacioni gjerman për bazë.