Paralajmërohet grevë urie për rastin e Almir Aliut!


Mesud Bajrami:
Të nderuar,
Ju informoj se unë, bashkë me familjarët e Almir Aliut dhe me disa shokë tjerë, kemi vendosur nesër pas pro*testës të futemi në grevë urie. Greva jonë është shprehje e revoltës ndaj padrejtësive gjyqësore ndaj shqiptarëve që skanë të ndalur, e që në rastin konkret dë*mtojnë familjen e Almir Aliut, të vr*arë nga Boban Iliç.

Këtë hap e marim për shkak se shifet qartë se drejtësia për shqiptarët në Maqedoni është vetëm fjalë abstrakte, kurse padrejtësia është bë ligj.
Pas përfundimit të prot*estës paqësore, ne do të vendosim tenda para gjykatës famëkeqe të Kumanovës dhe do të qëndrojmë aty në grevë urie, deri sa drejtësia të fitojë kundër padrejtësive.
Ky është një hap që jemi të detyruar ta ndërmarim, pasi vik*tima sot po dë*nohet, kurse vr*asësi po shpërblehet me liri.
Nuk lejojmë që Almiri i vogël të vr*itet edhe një herë!
Miqësisht ju përshëndes.