Në më shumë qytete në Greqi janë paralajmëruar protesta për më 6 qershor, kundër bisedimeve për çështjen e emrit. Organizatorët e protestave janë të njejtët që organizuan protesta në Selanik dhe Athinë, por kësaj radhe nuk do të protestohen në këto dy qytete por ne disa tjera, të cilat ende nuk janë bërë të ditura.
Organizatorët e protestave thonë se duan të rikujtojnë qeverinë që populli grek është kundër çdo lëshimi për emrin e Maqedonisë, dhe kërkojnë që të respektohet dëshira e popullit. Siç njoftuan sot, tani më janë në kontakt me qeverisjen lokale të vendeve ku do të mbahen protesta dhe është kërkuar mbështetje nga ana e tyre.
Ndryshe, mijëra grek në janë protestuan në Selanik dhe në shkurt në Athinë me mesazhin “Maqedonia është greke” duke kundërshtuar kështu negociatat për gjetjen e kompromisit për çështjen e emrit.