Paralajmërimi shokues/ Merkel: Fuqitë në botë do të ndryshojnë!

Kancelarja gjermane Angela Merkel paralajmëroi për ndryshime të mëdha në barazpeshën e fuqisë ekonomike në botë për shkak të pandemisë.

“Duhet të pyesim veten se ku do të përfundojë Europa pas krizës” u shpreh ajo. Në samitin dixhital të qeverisë gjermane, kancelarja tha se Kina dhe Koreja e Jugut aktualisht po përjetojnë përsëri një rritje ekonomike. Njerëzit atje të gjithë mbajnë maska dhe nuk ka demonstrata të jo konformistëve, theksoi Merkel.

Gjermania nuk mund dhe nuk dëshiron të përdorë të njëjtat mjete për të luftuar virusin si Kina me sistemin e saj të kontrollit. Sidoqoftë, duhet bërë një përpjekje për të qenë në gjendje të vazhdojmë avancimin në fushën e teknologjisë.Ritmi i ngadaltë në ndryshimin digjital është një problem i madh, theksoi shefja e ekzekutivit gjerman. Kancelarja shpjegoi se urgjenca ende nuk njihet sa duhet në shumë fusha. Kjo çon në atë, që në një moment Gjermania thjesht të jetë e fundit që ecën në radhë.

Merkeli paralajmëroi po ashtu që në ruajtjen dhe shkëmbimin e të dhënave kaq të ndjeshme të mos bëhemi të varur nga korporatat e mëdha. Përkundrazi, ajo tha se qasja duhet të jetë që “Europa mund të bëjë gjithçka, duke përfshirë zhvillimin me sukses dhe funksionimin e strukturës së saj të të dhënave”.

Republika Federale e Gjermanisë duhet të ketë sukses në garantimin e sovranitetit të saj të të dhënave, dhe kjo përfshin infrastrukturën e saj të të dhënave, u tha në samit.