-Të gjitha ndryshimet duhet të bëhen në tavolinë dhe në grupe të punës, nuk mundet që përmes pacientëve të dënohet dhe të bojkotohet puna, kështu u përgjigj fillimisht ministri i Shëndetësisë Bekim Sali në konferencën e sotme për shtyp pas paralajmërimit të mjekëve amë për ndërprerje të punës nga 5 deri 7 shtator, përcjell TV21. Ai tha se nuk e kupton se pse në këtë mënyrë mjekët amë duan ta tregojnë revoltën e tyre, duke krijuar radhë të gjata nëpër ambulanca.
“Nuk e mbështes këtë lloj të protestës, gjegjësisht të treguarit të pakënaqësisë. Pakënaqësinë duhet ta tregojnë në tavolinë me propozime konkrete që do të shqyrtohen realisht. Nuk mund të bëjmë ndryshim në sistem për një muaj, ose dy, ose nën presion”, tha mes tjerash Sali.
Ndryshe, mjekët amë kërkojnë që udhëzimet për pacientë të jepen vetëm në formë elektronike, gjë për të cilën nga MSH thonë se kërkon kohë.