Paralajmërimi nga Vetëvendosje: Qeveria Kurti do të kthehet shumë shpejt

Lëvizja Vetëvendosje ka analizuar punën e kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti gjatë pothuajse pesë muaj qeverisje. Vetëvendosje theksoi se Hoti kishte thënë se do të kthehet normaliteti dhe siguria në vend. Por asgjë nga kjo nuk është parë deri më tani.

“Këta pesë muaj, në planin e jashtëm kemi parë heqjen e reciprocitetit me Serbinë, heqjen dorë nga anëtarësimi në organizata ndërkombëtare dhe njohjet si dhe zmbrapsje nga njohja e Serbisë. Kurse në planin e brendshëm, lajme të përditshme si këto në video material, që përmbledhin përvojën njëzetvjeçare të klubit të vjetër politik që duke parë fundin e vet e ka trashë zullumin dhe zhvatjen e vendin”.
Reagimi i plotë:

Në ditët e para të tij si kryeministër i paligjshëm, z. Hoti kishte thënë se “do të kthehet normaliteti dhe siguria në vend”. Këta pesë muaj, në planin e jashtëm kemi parë heqjen e reciprocitetit me Serbinë, heqjen dorë nga anëtarësimi në organizata ndërkombëtare dhe njohjet si dhe zmbrapsje nga njohja e Serbisë. Kurse në planin e brendshëm, lajme të përditshme si këto në video material, që përmbledhin përvojën njëzetvjeçare të klubit të vjetër politik që duke parë fundin e vet e ka trashë zullumin dhe zhvatjen e vendin. Këto sekuenca që na paraqesin jetën e përditshme në Kosovë si të fragmetuar, kanë një burim të vetëm që është qeveria koti. Në tetorin e kaluar nuk kishim këso lajme për shkak se kishim një qeveri legjitime, Qeverinë Kurti, që do të kthehet shumë shpejtë.