Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç deklaron se projekti “Serbia e Madhe” është ringjallur. Në një intervistë të dhënë për televizionin austriak ORF, ai u shpreh se ky projekt synon që Serbia të sigurojë një farë kompensimi për humbjen e Kosovës.
“Ai aspiron të sigurojë disa kompensime për Serbinë për humbjen e Kosovës dhe natyrisht Mali i Zi është objektivi i parë i dëshiruar i nacionalizmit të Serbisë së Madhe. Unë mendoj se të gjithë e lexojmë po aq mirë, askush nuk është i painformuar. Ballkani perëndimor ka mbetur pa vëmendjen e nevojshme, ne e kemi përsëritur disa herë vitet e fundit si rrezik faktin që nuk theksohen interesat malazeze. E keqja është se nëse kjo politikë vazhdon të jetojë, të zgjerohet dhe të kërcënojë pa pengesë sovranitetin e vendeve të tjera në rajon, e rikthen Ballkanin Perëndimor në vitet 1990”, paralajmëroi ai.
Le të shpresojmë që kjo nuk do të ndodhë, dhe që partnerët tanë kryesore, BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do t’i frenojnë proceset prapësuese që kërcënojnë të prodhojnë pasoja për stabilitetin evropian, shtoi me tej Gjukanoviç.