Analisti Vehbi Kajtazi, analist, ka shkruar në lidhje me vendimin e djeshëm të Qeverisë së Kosovës për të shpallur dy formacionet ilegale serbe, “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigada e Veriut”.
Kajtazi ka numëruar disa nga efektet që mund të ketë ky vendim, e që del se disa prej tyre janë mjaftë të frikshme.
“Kosoven e shndërron në një Palestinë të dytë, dhe Veriun e Kosoves në një Rrip të Gazës, veçse Kosova nuk është Izrael, por Palestinë”, thotë Kajtazi.
Kajtazi thotë se me këtë veprim Kosova do të konsiderohet si një shtet me rrezik meqë brenda tij ka organizata terroriste, veriu i Kosovës shndërrohet në një zonë konflikti dhe se nisja e arrestimeve masive e anëtarëve të këtyre organizatave mund të prodhojë rezistencë edhe të armatsur në veri.
Statusi i plotë i Kajtazit në Facebook:
E para, ky vendim obligon Prokurorine e Shtetit qe te nisin arrestime masive te anetareve te tyre. Llogaritet qe jane mbi 1000 anetare te ketyre organizatave.
Kjo nenkupton se kushdo qe thote se i perket ketyre organizatave duhet te arrestohet.
Kjo nenkupton po ashtu se kushdo qe i perkrahe qofte ne rrjete sociale, duhet te arrestohet.
E dyta, Kosoven e ben shtet qe brenda ka dy organizata terroriste. Ky eshte imazhi me i keq qe mund te kete nje shtet.
Perveç turisteve qe hezitojne te vizitojne shtete me terrorizem brenda, investitoret pos qe i ndalon per te ardhur, i largon edhe ata qe jane.
E treta – nisja e arrestimeve masive mund te prodhoje rezistence aktive ne Veri te Kosoves, çka mund te sjell edhe rezistence te armatosur.
E katerta – Veriun e Kosoves e shnderron ne nje zone konflikti te perhershem mes autoriteteve te shtetit, dhe ketyre organizatave.
E pesta – Kosoven e shnderron ne nje Palestine te dyte, dhe Veriun e Kosoves ne nje Rrip te Gazes, veçse Kosova nuk eshte Izrael, por Palestine.
E gjashta dhe me e rendesishmja – Kosova nuk do te mund ta shtrije kurre autoritetin e saj ne Veri, derisa eshte ne nje konflikt te perhershem me banoret lokale te cilet mbrojne organizatat terroriste.
Shpallja e ketyre organizatave terroriste tingellon patriotike, por ka efekte shkaterruese per shtetin.
Krejt kjo eshte pasoje e vendimeve te pa menduara mire te Qeverise.