Paralajmërimi i frikshëm i OBSH’së: 2 milionë njerëz mund të vdesin nga koronavirusi, deri sa të bëhet vaksina

Normat e infeksioneve me Covid-19 dhe shtrimet në spitale janë në rritje në Evropë, ku autoritetet duhet të punojnë për të ndaluar përhapjen përpara sezonit të gripit, tha të premten një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Dr Mike Ryan.

“Evropa ka shumë punë për të bërë për të stabilizuar situatën dhe për të vënë nën kontroll transmetimin. Në përgjithësi brenda këtij rajoni shumë të madh po shohim një rritje shqetësuese të sëmundjes”, u shpreh ai.

Dr Maria Van Kerkhove, drejtuese teknike e OBSH-së në Covid-19, tha: “Ne jemi në fund të shtatorit dhe nuk kemi filluar akoma sezonin e gripit, kështu që ajo për të cilën shqetësohemi është mundësia që këto prirje të shkojnë në drejtimin e gabuar”.
Po ashtu, ata paralajmëruan se numri global i të vdekurve mund shkojë deri në 2 milion njerëz para se një vaksinë e suksesshme të përdoret gjerësisht.