Paralajmërime për su*lm te*rrorist në aeroportin e Kabulit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe iu kanë bërë thirrje shtetasve të tyre që të mos shkojnë në aeroportin e Kabulit.
Për motive sigurie, shërbimet sekrete të këtyre dy vendeve iu kërkojnë edhe qytetarëve që janë pranë aeroportit të largohen menjëherë, vetëm në rastet kur ka pasur një udhëzim nga autoritetet qeveritare.

Shërbimet sekrete kanë marrë të dhëna në orët e fundit për ndonjë su*lm të mundshëm ka*mikaz pranë aeroportit nga ana e IS*IS dhe për këtë arsye kanë rritur vigjilencën.
Aeroporti i Kabulit prej disa ditësh është kthyer në qendër të vëmendjes botërore, ku mijëra njerëz kërkojnë të largohen nga Afganistani, mes tyre dhe bashkëpunëtorë të ushtrive të huaja, për shkak të marrjes së kontrollit të vendit nga talebanët.