Paraburgim shtëpiak për prindin që rrahu mësuesin dhe një nxënës në Manastir

Ngjarja ka ndodhur në SHF “Dame Gruev” Manastir, ku sipas policisë dy prindër kanë sulmuar fizikisht një shok të klasës së fëmijës së tyre dhe një mësuese teksa ajo ishte duke mbajtur mësim.

Shkak për këtë dhunë ishte marrëdhënia e prishur mes dy fëmijëve.

“Me datë 15.05.2024 në MPB të Manastirit, R.M.(48) nga Manastiri ka raportuar se gjatë orës së mësimit në një shkollë fillore në Manastir djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga R.L. dhe N.L., prindër të shokut të tij të klasës”, thuhet në kumtesën e SPB Manastir.

SPB Manastir konfirmon gjithashtu se prindi R.L. i është caktuar masa e arrestit shtëpiak prej 8 ditësh dhe nuk i lejohet të largohet nga shtëpia.