Parabu*rgim për të riun nga Prilepi, kërc*ënoi një kandidat për kryetar komune


Me kërkesë të Prokurorisë Themelore Publike, dhe me vendim të gjykatësit paraprak, është shqiptuar parabu*rgim prej 8 ditëve për një 27 vjeçar nga Prilepi, i cili ka kërc*ënuar një kandidat për kryetar komune në Prilep si dhe familjen e tij. Nga Prokuroria njoftojnë se kanë nisur procedurën ndaj të dyshuarit për kryerjen e veprës penale “kërc*ënim të sigurisë”, i cili mbrëmjen e djeshme është kapur në vendkalimin kufitar në Tabanoc.