Parabu*rgim për infektologun nga Gostivari që fal*sifikoi teste PCR

Prokuroria Publike e Gostivarit ka hapur rast për infektologun nga Çegrani, nën dy*shimin se ka kryer veprën pe*nale – keq*përdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar duke falsifikuar teste PCR.
Siç njoftojnë nga Prokuroria, i dy*shuari në dy raste përgjatë muajit ka fal*sifikuar teste PCR.

“I dyshuari në dy raste gjatë muajit e ka keq*përdorur pozitën e vet si person specialist – infektolog në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Ferid Murat” në Gostivar. Më pas, edhe pse në laboratorin që është theksuar nuk janë kryer teste PCR, i dy*shuari dy pacienteve u ka marrë strisho nga hunda dhe goja, dhe për një kompensim të caktuar parash, u ka dhënë raport të rrejshëm për test PCR negativ në virusin SARS-CoV-2, me qëllim të udhëtojnë jashtë shtetit. Në dy raste ai e ka keq*përdorur faksimilen zyrtare”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e Prokurorisë.

Më 7 mars, njëra paciente ka paguar 50 euro, ndërkaq tjetra më 9 mars ka paguar 1.500 denarë.
Prokuroria gjithashtu njofton, se ndaj infektologut do të shqiptohet edhe parabu*rgim, nën bazën se mund të arr*atiset dhe ta përsërisë veprën.
Përndryshe, infektologu është arr*estuar dje nga policia.