Paraburgim për 19 vjeçarin, ka sulmuar seksualisht motrën e tij të mitur

Prokuroria Themelore Publike e Kavadarit ka lëshuar urdhëresë për kryerjen e procedurës hetimore kundër 19-vjeçarit, banor i fshatit Drenovë. Ai është i dyshuar për kryerjen e veprës penale – sulm seksual ndaj një fëmije që nuk ka mbushur 14 vjet.

I dyshuari ka shfrytëzuar një moment teksa ka qenë vetëm në shtëpi me motrën e tij 11-vjeçare, ndaj ka kryer akte seksuale ndaj saj.

Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Kavadar propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit. Gjyqtari e pranoi propozimin dhe me vendim të dyshuarit i caktoi masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.