Para se të hapni gojën të gjykoni një nënë, kafshoni gjuhën më parë

Para se të hapni gojën të gjykoni një nënë, kafshoni gjuhën më parë.
Shtatzania dhemb.
Lindja dhemb.

Dhënia e gjirit dhemb.
Të shohësh fëmijën të qajë dhemb.
Të mos flesh mirë dhemb.
T’u shërbesh të gjithëve e të lësh veten tënde në fund, dhemb.

Të mos kesh kohë për veten, dhemb.
Një nënë ka nevojë për ndihmë jo për kritika, ka nevojë për dashuri, jo për gjykime.
Ajo kujdeset për të gjithë, por ka nevojë të kujdeset edhe për veten, gjithashtu.

Mëmësia nuk është aq e ëmbël sa duket.
Mëmësia është e bukur, por është edhe e vështirë.
Ajo ç’ka është e bukur është dashuria që një nënë ka për fëmijën e saj, ajo dashuri
që ka fuqi të shërojë gjithçka!