Para se me më mbyll n’kafaz , a më pyete , a kam bukë për fëmijë…?

Nga sot (e mërkurë) kanë hyrë në fuqi masat e reja antiCovid të miratuara nga Qeveria e Kosovës.
Reagime të shumta ka pasur, sidomos nga qytetarët që janë prekur më shumë nga ky vendim, si pasojë ata kanë mbetur pa punë deri me 18 prill.
Letra e plotë e një kamarieri kosovar:

Para se ta mbyllni kete popull ne kafaz, eja me pytni si i mbijetova skamjes vitin e kaluar,dhe si po i perballoj borgjet qe jam futur.
A me pyte a kisha buk per femij dhe si po i mbaja ata.
Eja me pyt se sa e pagujta nje thes miell dhe sa prita ne rend per ta marr ate.
Eja me pyt se ku mora para per te ble ilaqe per nenen e semur?
Eja me pyt se sa te shtrejta ishin ato ne ditet se sa ishim te izoluar.
Eja me pyt si u sherova nga Covidi pa ndihmen e juaj duke paguar qindra euro ilaqe e kontrolla.
Eja me pyt se si obligohem ta paguaj rrymen ujin dhe mbeturinat e tatimin e shtetit?
Eja me pyt se sa hyra borgj per te i paguar detyrimet ndaj shtetit deri sa ti me izolon dhe me len pa pune