Para nesh fundjavë e zgjatur

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se sipas Ligjit për festa, 1 maj 2022 (e diel), “Dita e punës”, përkatësisht 2 maji është ditë pushimi për gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Po ashtu më 2 maj është festa shtetërore e Fitër Bajramit. Pas këtyre ditëve, ditë pushimi për qytetarët e Maqedonisë do të jenë 24 maji, 2 gushti, 8 shtatori, 11 tetori, 23 tetori dhe 8 dhjetori.