Para nesh fundjavë e zgjatur

E hëna e ardhshme (25 prilli) do të jetë ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Siç njoftojnë nga MPPS, më 25 prill është dita e dytë e Pashkëve sipas kalendarit ortodoks.

“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se në përputhje me Ligjin për festat e Republikës së Maqedonisë (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 21/98 dhe 18/07), 25 prill (e hënë), Pashkë, Dita e dytë e Pashkëve sipas kalendarit ortodoks është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale uron qytetarët e fesë ortodokse në Republikën e Maqedonisë së Veriut për festën e madhe të krishtere Pashkët”, thonë nga MPPS.