Para ndeshjes së Ronaldos, Georgina Rodriguez “zbret në fushë” me hiret e saj

Georgina Rodriguez ka pozuar me të brendshme të bardha, disa orë përpara ndeshjes së të dashurit të saj Cristiano Ronaldo në Europian, duke marrë vëmendjen e mediave rozë dhe miliona ndjekësve në rrjete sociale.
Rodriguez i ka dhënë mbështetjen partnerit të saj, edhe me anë të disa fotografive në stadium, krahas të cilave shkruante në gjuhën portugeze “Paç fat, dashuria ime”.

36-vjeçari do të luajë kundër Hungarisë, pasditen e sotme. Më herët, ylli i Portugalisë u shpreh se është i motivuar njësoj si në vitin 2004, Europiani i parë kur ai luajti si protagonist.
“Nuk ia vlen të premtojmë titullin ose të bëjmë parashikime. Ajo që mund të premtoj është se ne do të luajmë çdo ndeshje për të fituar”, tha Ronaldo në një intervistë për Federatën Portugeze të Futbollit.