Vetëm katër ditë para se të paraqitet në Hagë për intervistim, Presidenti Hashim Thaçi ka zhvilluar sot një takim me homologun e tij shqiptare Ilir Meta.
Thaçi dhe Meta janë takuar në Gjirin e Lalzit në Durrës, ku edhe ka shtëpinë Presidenti Meta. Në shoqërinë e tyre ka qenë edhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli.
“ Kënaqësi e veçantë të kisha sot një mik të veçantë si Presidenti Thaçi. Pa diskutim edhe bacën Behgjet. Kaluam disa orë shumë të bukura dhe frymëzuese” shkruan Meta në facebook.
Veteranët e Luftës së Kosovës e quajnë të pamatur dhe orkestrim të Serbisë akta*kuzën për kr*ime luf*te ngritur muajin e kaluar ndaj kreut të shtetit, Hashim Thaçi dhe të tjerë bashkëpunëtorëve për luf*tën për çlirim.
Para intervistimit në Hagë ditën e hënë, kreu i shtetit të Kosovës Thaçi ka paralajmëruar se nëse pretendimet ndaj tij merren parasysh, ai do të japë dorëheqjen për t’u përballur me kr*imet të cilat ai mohon t’i ketë kryer.
Lufta e Kosovës fundshekullin e kaluar u kushtoi jetën rreth 15 mijë personave, mes tyre edhe gati 2,400 efektivë të UÇK-së.