Paqe në derbin e Madoninës

Milan dhe Inter kanë ndarë nga një pikë në derbin e Madoninës, me kuqezinjtë që shmangin sërish humbjen në javën e 12-të të Seria A dhe mbajnë hapin e Napolit kryesues. Edhe pse e gjetën shumë shpejt në disavantazh të një goli dhe me një penallti dhe neutralizuar nga Tatarushano, Milan arriti të marrë një pikë, falë edhe dhuratës së De Vraj, që gaboi koordinatat dhe shënoi në portën e Handanoviç.

Një barazim që për trajnerin e Milanit, Stefano Pioli u realizua me shumë vuajtje, pasi Inter është një skuadër e fortë. Gjithsesi, ai shtoi se edhe Milan tregoi karakter në këtë përballje dhe se kishin një dëshirë të madhe për të marrë në shtëpi një rezultat pozitiv. Nga ana tjetër Simone Inzagi pranoi se Inter meritoi më shumë nga kjo përballje, duke e parë gotën gjysmë bosh për shkak edhe të penalltisë së humbur nga ana e Lautaros.

Në këtë përballje, zikaltërit humbën edhe dy futbollistë si Xheko e Barela për arsyeje dëmtimi. Tashmë distanca mes Milanit të vendit të dytë dhe Inter mbetet në 7 pikë dhe pushimi nga kombëtaret pritet t’i shërbejë dy teknikëve për të rikuperuar forcat për sfidat e radhës.