Papa pranon dozën e tretë të vaksinës kundër koronavirusit

Kreu i Kishës Katolike ka administruar dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19.
Ditët e fundit ka filluar në Selinë e Shenjtë administrimi i dozës së tretë për të gjithë banorët mbi 80 vjeç, si dhe për ata që vuajnë nga sëmundje kronike.

Papa Françesku ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19 në janar të këtij viti.
Papa është pozicionuar vazhdimisht në favor të fushatës së vaksinimit, duke theksuar se është një akt përgjegjësie, përmes të cilit mbrojmë veten dhe shoqërinë në tërësi.