Papa Françesku, thirrje për paqe në Ukrainë

E quan “Pashkë lu*fte”. Kritikon su*lmin rus
“Pashkë lu*fte”, kështu e cilësoi Papa Françesku ngjarjen e rëndësishme të kalendarit katolik për këtë vit që përkujton ngjalljen e Krishtit. Meshën e mesditës të Dielës së Pashkës, ati i shenjtë ia kushtoi pikërisht lu*ftës së Ukrainë, ku sipas tij çdo ditë po derdhet gjak të pafajshmish.

Duke kritikuar Rusinë për su*lmin ndaj Ukrainës, Papa Françesku e konsideroi paqen në këtë vend, më të nevojshme se kurrë më parë. Papa Françesku: Sytë tanë po shohin gjëra të pabesueshme në këtë Pashkë lu*fte. Kemi parë shumë gjak, shumë dhunë. Zemrat tona gjithashtu janë mbushur me frikë dhe ankth, pasi kaq shumë nga vëllezërit tanë dhe motrat tona po izolohen për t’u mbrojtur nga bo*mbardimet.

Mesazhin e famshëm “Urbi et Orbi” e ndoqën drejtpërdrejt, të pranishëm fizikisht në sheshin Shën Jetër, 50 mijë besimtarë nga e gjithë bota. Për të parën herë pas 2 vitesh, mesha e Pashkës u zhvillua pa kufizimet e pandemisë.
Në meshën e mesnatës në Vatikan, ishte i pranishëm edhe kryebashkiaku i Melitopolit, Ivan Fedorov, i arr*estuar nga rusët, por i liruar më vonë falë shkëmbimit të të bu*rgosurve.