Papa Françesku shtrohet në spital, i nënshtrohet operacionit

Papa Françesku është shtruar në një spital në Romë, ku pritet t’i nënshtrohet një operacioni të stenozës, apo zorrës së trashë.

Njoftimi i lëshuar nga Selia e Shenjtë nuk thotë se kur do të nisë operacioni, por qartëson se do të lëshojnë një tjetër njoftim sapo operacioni të përfundojë.
Vetëm tre orë më parë, Papa Françesku përshëndeti besimtarët nga Sheshi i Shën Pjetrit në Vatikan dhe u tha atyre se në shtator do të vizitojë Hungarinë dhe Sllovakinë.

Këtë herë, Papa 84-vjeçar u kishte kërkuar besimtarëve lutje të veçanta për shëndetin e tij, duke lënë të nënkuptohej se kishte planifikuar të shkonte në Poliklinikën Gemelli të Romës.