Papa Françesku, i pikëlluar për shndërrimin e Hagia Sophia-s në xhami

Në Sheshin e Shën Pjetrit Papa Françesku ka komentuar vendimin e qeverisë turke për të kthyer përsëri monumentin ikonik të Stambollit nga një muze në një xhami. Papa është shprehur i hidhëruar për transformimin e ish-muzeut Hagia Sophia në Xhami. “Mendja më shkon në Stamboll mendoj për Shën Sofinë dhe ndjehem shumë i pikëlluar” u shpreh Ati i Shenjtë.

Vendimi i Presidentit Erdogan tashmë ka ngjallur kritika dhe dënime të rënda nga komunitetet e krishtera dhe ndërkombëtare ditët e fundit. Hagia Sophia ishte një bazilikë e krishterë deri në pushtimin otoman (537-1453) dhe u shndërrua më vonë në një xhami derisa më 1934 u bë muze me një dekret të Këshillit të Ministrave të qeverisë së Kemal Ataturk nën Republikën moderne të Turqisë.

Pak ditë më parë një gjykatë turke anuloi statusin muze të Shën Sofisë në Stamboll një vend kulturor me famë botërore duke bërë të mundur që ajo të shndërrohet sërish në një xhami. Shën Sofia është një nga monumentet më të vizituara të Turqisë. Presidenti Tayip Erdogan ka rakorduar tërësisht me kthimin e Shën Sofisë përsëri në xhami.