Papa Françesku njoftoi sot se do të vaksinohet javën e ardhshme, duke thënë se kundërshtimi ndaj vaksinës antiCOVID pasqyron një mohim vetëv*rasës.
“Javën tjetër, do të fillojmë të vaksinohemi këtu, në Vatikan dhe unë kam caktuar një takim. Duhet të bëhet”, tha ai në një intervistë që do të transmetohet të dielën në mbrëmje.
“Kundrejt vaksinës ekziston një mohim vetëvrasës që nuk mund ta shpjegoj, por sot duhet të vaksinohemi”, shtoi udhëheqësi shpirtëror i krishterë.