Papa Françesku ka lëshuar një paralajmërim të ashpër kundër pornografisë në internet, duke e quajtur atë një tundim që “dobëson zemrën priftërore”.
Ai po u fliste priftërinjve dhe seminaristëve që studionin në Romë kur u pyet se si duhet të përdoren më mirë mediat digjitale dhe sociale.
“Secili prej jush mendon nëse ka pasur përvojën ose tundimin e pornografisë digjitale. Është një ves që kanë kaq shumë njerëz, kaq shumë laikë, kaq shumë gra laike, madje edhe priftërinj dhe murgesha”, tha Papa Françesku.
“Djalli iu hyn prej andej”, paralajmëroi ai.
Papa tha se edhe priftërinjtë dhe murgeshat shikojnë pornografi.
“Unë nuk po flas vetëm për pornografinë kriminale si abuzimi me fëmijët, ku shihni raste të drejtpërdrejta abuzimi: kjo tashmë është degjenerim. Por për pornografinë më ‘normale’”.
Kreu 85-vjeçar i Kishës Katolike tha se ai nuk përdor telefon celular, por u bëri thirrje besimtarëve që t’i përdorin ato për të komunikuar më mirë.
“Zemra e pastër, zemra që pranon Jezusin çdo ditë, nuk mund ta marrë këtë informacion pornografik”, tha ai.
Ai e këshilloi grupin që të “fshinte gjëra të tilla nga telefonat e tyre celularë”, duke shtuar se ata duhet ta bëjnë këtë për të larguar tundimin nga duart e tyre, raporton DW, transmeton Klankosova.tv.
“Unë po ju them, kjo është një gjë që dobëson shpirtin”, shpjegoi Papa.